Binesmeni nga Turqia me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit, Bajram Kumova, ka vizituar sot shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të vendlindjes së tij.

Gjatë vizitës së tij, Kumova ka premtuar se gjatë pushimit veror të këtij viti do të investoj në qendrën e kësaj shkolle, si në gelqerosjen brenda objektit, rregullimin e dyshemes, ndrrimin e inventarit shkollorë dhe investime tjera.

Kumova me këtë rast ka thënë se ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë vend edhe në aspkete tjera ngase këtu i kemi rrënjët .
Ndërkaq drejtori i shkollës “Muharrem Kadriu”, Selami Jakupi ka falënderuar donatorin Kumova për punën që e ka bërë, dhe po e bënë në shkollë, për nxënësit dhe bashkëvendasit e e tij.
Ndërkohë, Bajram Kumova së bashku me Basri Kumova po ashtu sot ka vizituar edhe shkollën e re në lagjen e Strukarëve, për të parë se çfarë ka nevojë në investohet në këtë objekt.
Sipas tij punimet në renovimin e ndërtesës në qendrën e shkollës “Muharrem Kadriu”do të fillojnë gjatë pushimit veror derisa nxënësit në shtatorë do të kenë të gatshëm objektin e renovuar.
Vlenë të përmendet se Kumova edhe gjatë vitit të kalur pati investuar në po këtë shkollë duke bërë izolimin edhe gëlqerosjen e objektit nga jasht./Lugina Press/






