Home LAJME Jabllanovic: Për kthim në institucione do të vendosim brenda dy dite

Jabllanovic: Për kthim në institucione do të vendosim brenda dy dite

587
0
SHARE

Ish ministri për kthim dhe komunitete, Aleksander Jabllanovic ka thënë se kryeministri i Kosovës ka lëshuar pe ndaj opozitës dhe, kjo sipas tij, nuk është dashur të ndodhte.

Ai ka thënë se sa i përket kthimin në institucione, kanë biseduar me kryeministrin Mustafa, por vendimin do ta bëjnë të ditur brenda 2 dite, raporton Indeksonline.

“Kryeministri ka lëshuar pe ndaj opozitës dhe kjo nuk është dashtë të bëhet. Sa i përket kthimit, kemi pas bisedime por nuk kam ardhur këtu të flas. Ne do ta bëjm me dije vendimin qe besoj se do te bëhet për 1 ose 2 ditë”, ka thënë ai.