Home LAJME KRZ shpallë të saktë listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc...

KRZ shpallë të saktë listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”

806
0
SHARE

Komisioni Republikan Zgjedhor(KRZ) ka sjellur  vendimin  për çertifikimin e listës  “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi” 

Përmes një njoftimi Partia Demokratike ka nioftuar se Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur të vlefshme listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi” për zgjedhjet për  Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë”

Shpallet lista zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”

Njoftojmë të gjithë simpatizuesit e PD-së se pas shqyrtimit të dokumentacionit të Partisë Demokratike, Komisioni Republikan Zgjedhor pa asnjë vërejtje shpalli listën zgjedhore të saktë dhe të vlefshme.

Falë punës efikase dhe të palodhshme të ekipit punues dhe të gjithë aktivistëve të PD-së, edhe ky proces përfundoi me sukses të plotë.

Urojmë që puna e palodhshme të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet e 4 nëntorit 2018 duke votuar listën ” Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi” me kandidatin e saj për kryetar Sali Salihi.