Persona të pa ndërgjegjshëm gjatë mbrëmjes kanë shkatërruar instalimin e rrjetit elektrik për ndriçim në parkun e fshatit Tërnoc ku dhe po zhvillohen punimet.
Në edicionin informativ të televizionit Spektri të mbrëmjes së kaluar është transmetuar një kronikë lidhur me zhvillimin e punimeve në këtë park.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=-9H7jhjRvdM” width=”560″ height=”315″]
Në kronikë është parë ecuria e punimeve drejt finalizimit të tyre, me çrast qytetarët e këtij fshati janë shprehur të kënaqur për rregullimin e parkut. Por siç duket dikujt po i pengon një gjë e tillë.
Mbrëmë disa persona të pandërgjegjshëm kanë demoluar instalimin e rrymës elektrike, këtë gjest jo njerëzor e kanë denuar përfaqësuesit e komunës së Bujanocit të cilët janë edhe donator të projektit.
“Dje dhamë një deklaratë për një parkë I cili nga një deponi e egër po shëndrrohet në një park për fshatin Tërnoc, kurse sot në mëngjes nga punëkryesi kemi marr lajmin se janë prerë gjitha kabllot sa I përket ndriçimit public dhe kjo është një gjes I njerëzve të pa ndërgjegjshëm” është shprehur Enver Ramadani kryeshef për investime dhe zhvillim në Bujanoc.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e Tërnocit janë shprehur të revoltuar për rastin në fjalë.
Rasti në fjalë është paraqitur edhe tek organet e rendit dhe mbetet të shihet se kujt po i pengon parku pasi të kryhen hetimet rreth demolimit të parkut në Tërnoc./Lugina Press/







