Home Aktuale Kryetari i Komunës së Bujanocit, për vizitë në Zvicër

Kryetari i Komunës së Bujanocit, për vizitë në Zvicër

725
0
SHARE

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Arifi do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet e larta të qytetit Will në Kt.St.Gallen. 

Dr.sc.Nagip Arifi i shoqëruar nga Agim Haliti kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Tërnoc, po qëndron këto ditë në Zvicër. Këtë vizitë ai e bën me ftesë të kryesisë së Këshillit Organizativ të Akademis Përkujtimore të UÇPMB-së si dhe të regjisorit dhe koordinatorit të Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi. Ai dje ishte pjesmarrës në Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Tübach të St.Gallenit, përkujtimore, që është e vetmja e kësaj natyre, që mbahet në tërë diasporën kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Arifi do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet e larta të Willit Kt.St.Gallen. Sipas z.Arifi, i cili i deklaroi «dialogplus», sot në ora 16.00, pritet të takoj edhe shefin e zyrës për Integrim të kantonit St.Galen, Felix Baumgartner, si dhe do të zhvilloj edhe disa takime të tjera të rëndësishme. /D.HEBIBI, Lugina Press/