Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorë po qëndron në Bursa të Turqisë ku po merrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”.
Ndërkaq mbrëmë Arifi në një darkë pune, takoi biznesmenët shqiptarë me prejardhje nga Bujanoci.
Kryetari Arifi sot do të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministra nga vendi dhe nga Ballkani, sekretar për tregëti të jashtme, kryetar të odave ekonomike, biznesmen dhe industrialist nga 12 vende të ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë.
Gjatë ditës së sotme kryetari Arifi do të takohet me personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe ekonomike./Lugina Press/







