Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i ka dërguar ngushëllimet e tij të thella ambasadores së Francës në Beograd Christine MORO , dhe gjithë popullit francez, pas sulmeve terroriste që kanë goditur Parisin.
Shkëlqesia juaj Zonja Christine MORO
Në sulmet terroriste ku humbën jetën shumë qytetarë të Republikës së Francës dhe u plagosën shumë të tjerë, në emër të komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për popullin francez dhe gjitha institucionet e Francës. Njëherit dënojmë çdo formë të dhunës dhe akteve terroriste që cenon dhe rrezikon jetën e qytetarëve tuaj. Ne sot lutemi për ju, jemi me ju dhe bashkëndajmë dhimbjen me ju. E nderuara Zonja Ambasadore Christine MORO, ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni shumë për Luginën dhe popullin tonë, andaj edhe ne sot në pamundësi të bëjmë më shumë për ju, lutemi që akte të tilla terroriste të mos përsëriten në vendin e juaj dhe ju të forcoheni edhe më shumë kundër çdo armiku të brendshëm apo të jashtëm.
Kryetari i komunës së Bujaocit
Dr. Nagip Arifi






