Home Aktuale Kosova me 85 milionë euro kredi në Bankën Botërore

Kosova me 85 milionë euro kredi në Bankën Botërore

761
0
SHARE

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se  shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është rreth 85 milion euro.

Ai këto të dhëna i bëri të ditura gjatë një tryeze të diskutimit për Portofolin kreditor me Bankën Botërore, në të cilin morrën pjesë përfaqësues të Institucioneve vendore, përfaqësues të Bankës Botërore, si dhe koordinatorë të projekteve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke shpreh zotimin e  tij dhe institucionit që ai drejton  për implementim të suksesshëm të të gjitha projekteve me financim përmes portofolit të Bankës Botërore, bëri të ditur se ky është takimi i parë për këtë viti si pjesë e takimeve të rregullta që organizohen  vazhdimisht në mënyrë që të sigurohet implementimi i suksesshëm i Marrëveshjeve Financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me Bankën Botërore.

Hoti  paraqiti zotimin  e Ministrisë së Financave që projektet të kenë implementim të suksesshëm brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase sipas tij  çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes si dhe efekt buxhetor, transmeton Klan Kosova.