Home Aktuale Kosova gjen konsensus në Kroaci për integrim në BE dhe NATO

Kosova gjen konsensus në Kroaci për integrim në BE dhe NATO

709
0
SHARE

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në ditën e dytë të qëndrimit në Zagreb ka takuar kryetarin e partisë opozitare, Bashkimi Demokrat Kroat, e njohur më mirë me akronimin kroat HDZ, Tomislav Karamarko.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe Kroacisë si dhe për mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në sferën e ekonomisë dhe në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për të arriturat e Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe përqendrimin në zhvillimin e vendit.

Kryetari Karamarko u shpreh se Kroaci ka qenë dhe do të mbetet vend mik i Kosovës dhe do ta përkrahë në mënyrë aktive në të gjitha forumet ku merr pjesë.