Home Aktuale Komunikatë e Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike

Komunikatë e Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike

811
0
SHARE

Edhe përkundër kushteve të pabarabarta dhe presionit të krijuar, votuesit e PD-së ruajtën besnikërinë

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, shtabi ynë zgjedhor ju falenderon përzemërsisht, në radhë të parë për kulturën e lartë qytetare të treguar gjatë tërë procesit zgjedhor e posaqërisht gjatë ditës së votimeve, më 24 prill.
Veçmas ju aktivistë të PD-së meritoni falenderim të lartë për kontributin dhe angazhimin tuaj të pandalshëm gjatë ecurisë të betejes sonë për këto zgjedhje.
Nuk duhet të ndiheni aspak të zhgënjyer me rezultatin zgjedhor ngase dëshmuam se jemi forca kryesore politike në komunën e Bujanocit.
Mos e merrni asesi si humbje këtë garë, por ate konsiderone si një vazhdimsi më të fuqishme drejt synimeve tona për një jetë dhe një pozitë më të favorshme për shqiptarët në Bujanoc dhe në përgjithësi në Luginë.
Kurrsesi mos e harroni faktin se kemi ruajtur 95 % të votave tona të para katër viteve, gjë kjo e cila nuk u ka shkuar për dore asnjë subjekti politik në të kaluarën, i cili ka qenë bartës i pushtetit dhe nga zgjedhjet tjera ka arritur ta ruaj në aq masën shkallën e elektoratit të vet.
Nuk duhet ta merrni si humbje as faktin më të rëndësishëm se në këtë betejë jemi përballur me dy rival të radhitur në një koalicion paraprak zgjedhor.
Kujtojeni edhe atë, se në ditën e votimit kemi qenë të ballafaquar me diskriminim në raport me numrin e komisionerëve nëpër vendvotime. Andaj, edhe komisionerët e PD-së meritojnë falenderime të ngrohta për punën e ndërgjegjshme të treguar në atë atmosferë ku nuk ishin aspak te barabartë me rivalët.
Pa dashur të prejudikojmë në pjesën tjetër të procesit zgjedhor, ju votues të Partisë Demokratike e dini më së miri se në çfarë presioni janë zhvilluar këto zgjedhje, në radhë të parë me ambientet e krijuara para hyrjes nëpër vendvotime.
Kështu që edhe përkundër këtyre disfavoreve me të cilat u ballafaquam të gjithë së bashku, ju vazhduat të jeni besnik ndaj PD-së dhe lidershipit të saj.
Kjo besnikëri e treguar na bënë të vazhdojmë edhe më fuqishëm se deri më tani.
Me respekt,
Arbër Pajaziti, koordinator i Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike