Home Aktuale Kryetari Kamberi dhe kryetarja Sinani, pjesë e Samitit Global në Danimarkë

Kryetari Kamberi dhe kryetarja Sinani, pjesë e Samitit Global në Danimarkë

652
0
SHARE

Bujanoci dhe Presheva, anëtarë të rrjetit Ndërkombëtar të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities), kryetari Kamberi pjesë e Samitit Global.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, së bashku me kryetarën e Komunës së Preshevës, do të marrin pjesë na Samitin global të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities) i cili do të mbahet në Aarhus të Danimarkës prej 17 deri më 19 Maj.

Bujanoci dhe Presheva, që nga fillimi i këtij viti janë bërë anëtarë të këtij rrjeti, ndërsa në Samitin e Majit do të marrin pjesë 450 komuna dhe qytete.

Samiti është mundësi e shkëmbimit të përvojave dhe për krijimin e kontakteve të reja me përfaqësues të ndryshëm të qyteteve dhe komunave të botës.

Ndër qytetet dhe komunat tjera, anëtare të rrjetit Strong cities, ku janë anëtarësuar Bujanoci dhe Presheva, janë edhe qytetet e mëdha si: Antalya, Birminghami, Helsinki, Londra, Los Angeles, Montreali, Parisi dhe New York.

Në Samit do të marrin pjesë edhe qytetet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Përpjekjet e komunës së Bujanocit në këtë angazhim të ri janë përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së saj në Beograd.