Home Aktuale KKSH mbështet përfshirjen e Luginës së Preshevës në planin nacional për rini

KKSH mbështet përfshirjen e Luginës së Preshevës në planin nacional për rini

860
0
SHARE

 

Kryetari Ragmi Mustafa dhe stafi i Këshillit Kombëtar Shqiptar pritën në selinë e KKSH-së në Bujanoc Koordinatorin Nacional për Kulturë pranë qeverisë së Kosovës, z.Rexhep Hoti dhe delegacionin e tij.
Z. Hoti e njoftoi kryetarin Ragmi Mustafa për “Planin nacional për rini” të aprovuar nga Qeveria e Kosovës, plan ky që do realizohet edhe ne Luginën e Preshevës.
Gjatë takimit kryetari Mustafa e falënderoi z.Hotin për përfshirjen në këtë plan edhe të komunave nga Lugina e Preshevës.
Vlen të theksohet se është e domosdoshme prania dhe partneriteti me programe konkrete edhe nga Kosova.