Home SPORT Kombëtarja Shqiptare e 70-ta në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja Shqiptare e 70-ta në renditjen e FIFA-s

574
0
SHARE

Kombëtarja Shqiptare humbet terren në renditjen e FIFA-s për muajin Prill, duke zbritur plot 16 pozicione për t’u klasifikuar në vendin e 70. Për periudhën 13 Mars-10 Prill në të cilën është bazuar renditja e re, kombëtarja e De Biazit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, duke humbur terren në klasifikim për t’u renditur e 70 në Botë me 486 pikë. Për të nisur ringritjen, kuqezinjtë duhet të presin deri më 31 Maj kur të ndeshen me Rumaninë, në një test miqësor në Sion të Zvicrës. Përsa i përket skuadrave të Grupit I të eliminatoreve të Europianit Francë 2016, në të cilin bën pjesë edhe kombëtarja Shqiptare, renditja i ka buzëqeshur Portugalisë dhe Armenisë, ndërsa kanë pësuar ulje të lehtë Danimarka dhe Serbia.

Luzitënët janë ngjitur në pod për t’u renditur në vendin e tretë pas Spanjës kryesuese dhe Gjermanisë së vendit të dytë. Një pozicion humbet Danimarka që zbret në vendin e 23 me 819 pikë për t’u kaluar në renditje nga Skocia. Dy pozicione humbet edhe Serbia që gjithsesi ruan pozitat në 30 më të mirat e globit. Kundërshtari ynë i 14 Tetorit ka 759 pikë duke u klasifikuar në vendin e 30. Kjo periudhë i ka buzëqeshur Armenisë që ka fituar 8 shkallë në klasifikim për t’u renditur në vendin e 33 me 750 pikë.