KKSH në mbledhjen e rregullt ka diskutuar mbi RTSH-në. Sipas Jonuz Musliut në këtë mbledhje tashmë janë përcaktuar organet përgjegjëse të cilëve u janë dhënë detyrat për ndjekjen e proceduarve të frekuencës për mediumin shqiptar.
Në seancën e fundit të KKSH-së është diskutuar mbi RTSHL. Megjithatë në këtë mbledhje mjaft të rëndësishme mbi informimin në Luginë, opozita nuk ka marrë pjesë.Sipas Musliut tashmë janë përcaktuar organet përgjegjëse të cilëve u janë dhënë detyrat për ndjekjen e proceduarve të frekuencës për mediumin shqiptarë. Megjithatë Musliu ka kërkuar nga komisioni për informim që në afat sa më të shpejtë të përmbushin obligimet ligjore,kur dihet se dy Tv Publike ai i Preshevës dhe Bujanocit do të privatizohen duke rrezikuar që për një periudhë qytetarët e luginës të mbesin pa informim. Me ligjin mbi pakicat KKSH u mundësohet e drejta për informim. Me këtë rast KKSH disa muaj më parë ka aprovuar edhe aktvendimin mbi themelimin e RTSHL./Lugina Press/






