Home LAJME KKSH pjesëmarrëse në dabatin publik rreth punës së Ombudsmanit, kryetari Beqiri jep...

KKSH pjesëmarrëse në dabatin publik rreth punës së Ombudsmanit, kryetari Beqiri jep vërejtjet!

715
0
SHARE

“Raporti vjetor i Ombudsmanit republikan për vitin 2013 në sytë e qytetarëve” ishte tema e debatit publik e mbajtur ditë më parë në Beograd, në të cilën përfaqësues të organeve shtetërore dhe të pavarura, misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Serbi,  shoqërisë civile, mediave si dhe Këshillat nacionale të pakicave kombëtare, përfshirë edhe KKSH-në dhanë pikëpamjet e tyre rreth raportit të punës së administratës dhe qytetarëve.

Ndër të tjera kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri “theksoi rolin e Këshillit në përpjekjet e tij për realizimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve në Republikën e Serbisë, duke shprehur numrin e ankesave të deponuara deri më tani, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e vazhdueshëm institucional për të paraqitur cdo shkejle të të drejtave të qytetarëve shqiptar tek Ombudsmani, dhe në këtë kuptim kërkoi veprim konkret nga ai”.

Ndërkaq, Ombudsmani Sasha Jankovic deklaroi „ që institucionet të cilat merren me mbrojten dhe realizimin e të drejtave të njeriut së bashku me ne janë partner nga se kemi të njejtin qëllim, dhe në këtë mënyrë avancojmë kualitetin e raporteve demokratike ndërmjet shtetit dhe qytetarëve“

Vlen të theksohet se kjo është konferenca e parë e këtij lloji ku së bashku janë mbledhur të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar nga fusha e të drejtave të njeriut dhe pakicave./LuginaPress/