Klubi Futbollistik “Tërnoci” do të jetë pjesë e aktivitetit mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarësia 2017″ që zhvillohet më datë 25 dhe 26 nëntor në Orikum – Vlorë, raporton Lugina Press.
Gjatë ditës së sotme Futbollistik “Tërnoci” me dy grupmoshat u11 dhe u13 kanë udhëtuar drejt Vlorës për të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar i cili ka karakter garues e që zvillohet për nder të festave të nëntorit
Në Vlorë do të zhvillohet , edicioni i Kupës “ Kupa Pavarësia 2017″ një aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo Kupë do të zvillohet më 25 dhe 26 nëntor 2017 në Orikum – Vlorë
Pikërisht, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ky aktivitet do të bashkojë nëpërmjet futbollit, katër shqiptare, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria e Lugina e Preshevës me çrast do të marre pjesë dhe KF”Tërnoci” me me dy grupmoshat u11 dhe u13./Lugina Press/







