Home Aktuale KFOR-i i përkushtuar për të garantuar sigurinë e banorëve edhe në komunat...

KFOR-i i përkushtuar për të garantuar sigurinë e banorëve edhe në komunat serbe

875
0
SHARE
Gjilan – Kolonel Zorlu Topaloğlu, komandant i ekipit LM për mbikëqyrje dhe bashkëpunimin me komunat, ka vizituar komunën e Ranillugun ku ka biseduar me zëvendëskryetarin e komunës së Ranillugut, Vladica Aritonović. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e kolonelit Topaloğlua me udhëheqësin e komunës së Ranillugut dhe vazhdimi i bashkëpunimit.
Komunën e Ranıllugut e ka vizituar komandanti i ekipit LM-së koloneli Zorlu Topaloğlu me anëtarët e ekipit të tij.

Kolonel Zorlu Topaloğlu, komandant i ekipit LM për mbikëqyrje dhe bashkëpunimin me komunat, vizitoi komunën Ranillugun dhe bisedoi me Zëvendëskryetarin e komunës së Ranillugut, Vladica Aritonović. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e kolonelit Topaloğlua me udhëheqësin e komunës së Ranillugut dhe vazhdimin e bashkëpunimit.

Komuna e Ranillugut në të kaluarën ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe marrëdhënie me të gjithë ekipet LM të misionit ndërkombëtar të KFOR-it dhe ka punuar për të garantuar sigurinë e banorëve të saj, si dhe të gjitha projektet i zbatuar në bashkëpunim me KFOR-in, tha z Aritonović.

“Kjo është një mundësi e vetme që komandanti i ri i ekipit LM të njihet me strukturën e komunës nga dora e parë, si dhe për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit ekzistues dhe konstruktiv”.

Kolonel Topaloğlu dhe Aritonović kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të ruajtjes së sigurisë së popullatës dhe rritjen e standardeve të jetesës thuhet në njoftimin e Komunës së Ranillugut./rajonipress/

Vërejtje!

Rajoni Press nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore.

Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë,por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).

LEAVE A REPLY