Home LAJME Këshilltari i Erdogan që goditi me shqelm protestuesin, largohet nga puna

Këshilltari i Erdogan që goditi me shqelm protestuesin, largohet nga puna

734
0
SHARE

Një këshilltar i kryeministrit turk, qe u be i njohur ne bote, kur goditi me shqelm një protestues pas tragjedisë se minierës ne Soma, është pushuar nga puna.
Yusuf Yerkel u fotografua ne fillim te këtij muaji duke shqelmuar një demonstrues.

Pas ngjarjes, ai nuk u paraqit ne pune, duke thëne se ishte sëmure, pasi kishte vrare këmben gjate incidentit.

Por kryeministri Recep Tayyip Erdogan e ka pushuar nga puna si zëvendësshef i stafit.

Yerkel u kthye ne simbol te reagimit te regjimit ndaj tragjedisë.

Një zedhenes i qeverise tha:“Yerkel kërkoi falje, por ishte shume vone. Ne fund te diskutimit, kryeministri e pushoi direkt”.

Megjithatë, disa media thonë se ai do emërohet ne një tjetër detyre qeveritare