Home Aktuale Kërkohet riformatim i dialogut

Kërkohet riformatim i dialogut

889
0
SHARE

Marrëveshjet Kosovë- Serbi nuk po zbatohen në praktikë. Sipas analistëve, ky ndryshim kërkon një model të ri të planifikimit të objektivave qeverisëse dhe në veçanti të politikës së jashtme të Kosovës.

Sipas shoqërisë civile dhe analistëve politikë Qeveria e re e Kosovës duhet t’u qaset me një strategji të re bisedimeve me Serbinë, duke u fokusuar në ato tema që Kosova i sheh si pengesa në shtrimin e autoritetit të saj në gjithë territorin e Kosovës.

Ata konsiderojnë se procesi i dialogut nuk duhet të shihet si proces i ndarë nga qëllimet qeverisëse të Kosovës dhe në këtë kuptim duhet të jetë një mjet, i cili mëton të ndihmojë Kosovën në formcimin e shtetësisë së saj, qoftë jashtë ose brenda territorit të saj.

Formati i bisedimeve, theksojnë ata, ka nevojë të ndryshohet në çdo aspekt, duke përfshirë edhe takime në mes të përfaqësuesve të dikastereve qeveritare të të dyja vendeve. /Kosova Sot/