Home Shëndeti Këpurdhat, ilaq kundër kancerit?!

Këpurdhat, ilaq kundër kancerit?!

891
0
SHARE

Egjiptianët e lashtë kanë besuar se ngrënia e këpurdhave mundëson jetëgjatësi tek njerëzit. Shkencëtarët e kohës moderne janë duke hulumtuar rreth tipareve të përdorimit të këpurdhave përmes eksperimenteve laboratorike të cilat po shënojnë rezultate të kënaqshme. Ekzistojnë lloje të shumta të këpurdhave që rriten në mbarë botën, por studimet janë fokusuar në tri llojet kryesore të tyre, siç janë “reishi”, “maitake”, dhe “shiitake”.

Këto lloje këpurdhash janë përdorur në hapat kinez para 2000 vjetëve më parë, kurse në vitin 2011 gjatë një hulumtimi në Texas të Amerikës është vërtetuar se ngrënia e këpurdhave mbron trupin nga viruset dhe infeksionet, duke përfshirë edhe gripin. Efekti i tyre shërues u dëshmua në Kinë dhe Japoni, ku u tha se këpurdhat mbrojnë imunitetin e organizmit të çdo njeriu dhe shërojnë kancerin.

“Këpurdhat përmbajnë veçori që njeriu nuk mund t’i sintetizojë, sepse molekulat shpesh janë të komplikuara”, ka thënë eksperti i hapave mjekësor Chris Kilham.

Më pas ai vazhdoi duke thënë se dyshimi mund të haset duke u mbështetur në faktin se duhet bërë ende studime që vërtetojnë plotësisht faktet e lartpërmendura rreth pozitivitetit të ngrënies së këpurdhave.

LEAVE A REPLY