Katër veta kanë përfunduar në pranga si dhe janë konfiskuar 9 kilogram drogë marijuanë, në një operacion të policisë së Maqedonisë.
Në këtë operacion të koduar “Rrjeta” janë arrestuar katër veta nga Shkupi dhe Manastiri, tek të cilët u gjet sasia e drogës si dhe një pushkë me municion.
Dy prej të ndaluarëve u arrestuan në shtëpitë e tyre, ndërsa dy të tjerë në autostradën Veles – Shkup.
Dy personat nga Manastiri kishin porositur drogën nga dy shkupjanët, të cilët u arrestuan gjatë transportit të mallit me makinën “Benz” me targa bullgare.






