Home LAJME Drogë drejt Sllovenisë, arrestohen 5 shqiptarë dhe 4 italianë

Drogë drejt Sllovenisë, arrestohen 5 shqiptarë dhe 4 italianë

873
0
SHARE

Policia e Triestes ka goditur një bandë shqiptare-italiane të trafikimit të drogës. Në kuadër të operacionit të koduar “Bubi” janë vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë dhe 4 italianë si dhe janë sekuestruar 1.5 kg kokainë dhe 750 gr hashash. 

Policia italiane bën me dije se në krye të bandës ishin Ibrahim Reçi e Francesco Scovino. Trafiku i drogës bëhej nga Italia drejt Sllovenisë. Banda shqiptaro- italiane ndiqej nga policia që prej muajit maj.