Home LAJME Kamenica investon në infrastrukturën rrugore

Kamenica investon në infrastrukturën rrugore

594
0
SHARE
Komuna e Kamenicës ka shtruar disa rrugë lokale me zhavor në disa fshatra të kësaj komune.Zyrtarët komunal thonë se po vazhdojnë me përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Gjithashtu komuna e Kamenicës po vazhdon punët përgatitore për asfaltimin e disa rrugëve në “Lagjen Malësia” dhe në qytet. “Këto ndërhyrje dhe këto përmirësime besoj se do të jenë të dobishme për qytetarët dhe ne po i mbajmë premtimet” ka thënë Begzad Sinani derisa së bashku me Fatmir Matoshin kanë vizituar rrugët në lagjen “Malësia”./rajonipress/