Home Aktuale Kamberi kërkon nga Qeveria financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale

Kamberi kërkon nga Qeveria financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale

1120
0
SHARE

Kamberi kërkon nga Qeveria financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale, rregullimin e rrugëve magjistrale dhe zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në takimin e mbajtur me nënkryetaren e Qeverisë së Sërbisë, Zorana Mihajlovic, në Vranjë, kërkoi financimin e projekteve me rëndësi për zhvillimin e Bujanocit.

Kryetari Kamberi ka kërkuar financimin e projekt dokumentacionit për dy zonat industriale në Bujanoc, financimin e realizimit të projektit për grumbullimin e ujërave të zeza dhe vendosjen e kolektorëve, riparimin e Magjistralës Bujanoc – Gjilan, Bujanoc – Preshevë (duke kaluar nga fshati Samolicë dhe Bilaç).

Vlera e projekteve të lartëpërmendura kalon shumën prej 100 milion dinarëve.

Në takim kanë marrë pjesë kryetarët/përfaqësuesit e komunave të Rrethit të Pçinjës.