Home Aktuale Ethet zgjedhore në Bashkësinë Islame të Serbisë-Lugina e Preshevës me kandidat të...

Ethet zgjedhore në Bashkësinë Islame të Serbisë-Lugina e Preshevës me kandidat të mundshëm apo pa të

749
0
SHARE

Nga Jehona Islame

 

Opinioni publik në Serbi këto dite me  vëmendje është duke i përcjellur zhvillime e fundit pas shpalljes së kandidaturave për Reis – kryetarë në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë. Deri tani janë shpallur dy kandidatura për këtë post të rëndësishëm: Adem Zilkiqi  Reisi i deritanishëm me dy mandate të kaluara i këtij institucioni dhe Beqir Makiqi, ish – bashkëpunëtorë i ngusht i Muhamer Zukorliqit, i cili para disa kohësh publikisht u distancua duke shprehur pakënaqësi me mënyrën se si e drejtonte institucionin e Bashkësisë Islame në Serbi z. Zukorliqi.

Janë disa faktorë që këto zgjedhje sjellin vëmendjen e opinionit publik. Ka një dekadë që vazhdojnë rivalitetet e pakuptimta se kush do të jetë autoriteti me legjitimitet moral – nga besimtarët në Serbi dhe autoriteti juridik – nga shteti që do t’i përfaqësoj myslimanët në organizmin e jetës fetare në Republikën e Serbisë. Këto rivalitete shpeshherë përvec verbalitetit kanë eskalur edhe në dhunë fizike, pasojat e të cilit i ka bartur besimtari mysliman i rëndomtë. Opinioni është i njoftuar deri tani se ka pasur përpjekja serioze për të arritur një zgjidhje të dëshiruar për të gjitha palët por këto orvatje kanë kaluar pa sukses. Derisa sa ka dështuar edhe iniciativa e ish ministrit të jashtëm të Republikës së Turqisë z. Ahmed Davutogllu, tani kryeministër, për t’i ofruar qëndrimiet e palëve që pretendojnë për legjitimitet juridik dhe moral për t’i përfaqësuar myslimanët në Serbi. Skemën zgjedhore tani e bënë më interesante paraqitja e kandidaturës së z. Bekir Makiqit, emri i të cilit është lakuar si mundësi për unifikimin e palëve të kontestuara ndër myslimanët e Serbisë. Në lojë tëni është futur edhe familja e Jusuf Spahiqëve nga Beogradi e cila gjithnjë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet brenda Bashkësisë Islame të Serbisë. Ata gjithnjë i ka faktorizuar afërsia dhe serviliteti me politikat e autoriteteve zyrtare serbe, thjesht në opinion njihen si mbështetës të qëndrimeve zyrtare të politikës së Beogradit, dhe për këtë vazhdimisht kanë fituar mbështetje të parezerve nga shteti i Serbisë. Pretendimet për mbështetjen e kandidaturës së Makiqit nga kjo familje mundë të konsiderohet si finesë e re politike karshi zhvillimeve të reja në Bashkësinë Islame në Serbi, aq më tepër kur botërisht dihet se kandidaturën e Makiqit mundë ta përkrah edhe Dijaneti i Turqisë, ne krye me Kryetarin e respektuar z. Mehmed Gormezin.

Në gjithë këtë lojë zgjedhore dhe politike që po zhvillohet në Bashkësinë Islame të Serbisë Lugina e Preshevës është e heshtur dhe e pa rëndësishme. Në Luginë të Preshevës nuk ka gjasa dikush të faktorizohet dhe të mos lejojë që në këto pazare etno nacionale boshnjake të neglizhohet faktori shqiptarë. Është për të ardhur keq dështimi i iniciativës i 18, dhjetorit, të vtit 2012, për unifikimin e hoxhalalrëve në Luginë të Preshevës në një institucion vendor, iniciatorë i së cilës ishte Myftiu i Kosovës z. Naim Tërnava. Kjo ka lënë shumë hapësira dhe paqartësi rreth autoritetit që duhet të përfaqësoj besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës. Ka hoxhallarë që nga dita e parë kanë punuar kundër Grupit të Unitetit duke e sabotuar idenë e bashkimit për shkak të interesave të ngushta grupore, klanore, nepotiste me Bashkësinë Islame në Novi Pazar. Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës janë shkrirë tani definitivisht në Bashkësinë Islame të Serbisë të Zukorliqit, myfti i të cilës me stanadarde të dyfishta fare nuk priton të promovohet z. Fikret Limani. Fatin e organizimit fetarë ai bashkë me bashkëmendimtarët e tij e kanë të lidhur me Zukorliqin, një fakt i pranuar në heshtje por jo i miratuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. I vetmi subjekt fetarë që mundë t’i kundërvihet politikave te entitetit fetaro boshnjak në kurriz të shqiptarëve mysliman të Luginës ë Preshevës për mos ta majorizuar faktorin organizativ fetarë në Luginë të Preshevës është z. Nexhmedin Saqipi, Myfti i BIPBM – së në Luginë të Preshevës. Ai ka arrtiur që karizmën e tij lideriste të marrë kompetencat e mësim besimit fetarë nëpër shkollat publike dhe të mundohet me të gjitha mundësit që ta ruaj autonominë juridike të BIPBM – së para shtetit të Serbisë dhe përfaqsimin e merituar para institucioneve fetare në regjion dhe në opinionin ndërkombëtarë. Është një moment shumë interesant se si do të veproj tani z. Saqipi në këto momente vendimtare. A do të qëndroj i heshtur apo do të tentoj të faktorizohet institucionalisht dhe poltikisht para dy kandidatëve boshnjak duke e hedhur kandidaturën e tij për Myfti të Republikës së Serbisë. Kjo nuk duhet të shikohet si e pamundur kur dihet pozicioni i rëndësishëm zgjedhor për të dy kandidatët boshnjak se pa mbështetjen e z. Saqipit e kanë shumë të vështirë të kalkulojnë rezultatin e zgjedhjeve për postin e Reisit të parit të muslimanëve në Serbi, aq të dashur për Makiqin dhe Zilkiqin. Lëvizja e ardhme e Nexhmedin Saqipit, dhe kërkesat të cilat mundë t’i materializoj ai duke e ruajtur autonomin e institucionit të tij janë shumë interesante në pragë të “etheve” zgjedhore në Bashkësin Islame të Serbisë.

Mbetet të presim cilat janë lëvizjet nga Lugina e Preshevës në krye me z. Nexhmedin Saqipin për kandidat të mundhsëm për Reis në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë?