Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e trupit koordinues Zoran Stankoviq dhe sekretarin shtetërorë të administratës publike dhe qeverisjes lokale Ivan Boshnjak.
Në takim është biseduar për situatën politike dhe ate të sigurisë në këtë rajon si dhe për aktivitetet e ardhëshme që do t’i realizoj komuna e Bujanocit me trupin koordinues.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pas takimit deklaroi se kemi biseduar për projektet e ardhëshme që do t’i realizoj komuna e Bujanocit me shfrytëzimin e mjeteve nga trupi koordinues e po ashtu biseduam për situatën politike dhe të sigurisë e cila u vlerësua stabile dhe e qetë.
Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues theksoi se kemi shumë gjëra që i kemi filluar së bashku, dhe që tashmë jemi duke i kontrolluar. Biseduam edhe për funksionimin e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ku u dakorduam rreth disa çështjeve të përmirësimin të punës së studentëve dhe përgaditjen e provimin pranues për nxënësit shqiptarë tha mes tjerash Stankoviq.
Stankoviq gjithashtu komentoi edhe situatën politke dhe të sigurisë duke thënë se edhe përkundër disa dekleratave tendencioze, më media situata është e qetë dhe stabile./Lugina Press/






