Adnan Januzaj është futbollisti i ri më i paguar në botë. Kështu ka thënë menaxheri i talentit kosovar, Dirk De Vriese. Sipas këtij të fundit 19 vjeçari ka rrogë më të mirë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, kur ishin të rijnë.
Adnan Januzaj ka befasuar të gjithë me paraqitjet e treguar në sezonin debutues për Manchester Unitedin. Por, 19 vjeçari po befason edhe për diçka tjetër. Ai ka pagë të majme te skuadra nga Old Trafford.
Menaxheri Dirk De Vriese ka zbuluar se i talentit kosovar është futbollisti i ri më i paguar në botë. Ai thotë se 19 vjeçari ka rrogë më të mirë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, kur ishin të rijnë.
“Ai është futbollisti i ri më i paguar në botë. Në moshën 18 vjeçare, ai kishte kontratë më të majme sesa Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi në atë moshë”, ka deklaruar De Vriese për Voetbalmagazine.
Ai ka bërë të ditur se Paris Saint-Germain e ka kërkuar me ngulm Januzajn, para se ky i fundit në tetor të vitit të kaluar të vazhdoj kontratën me Manchester Unitedin për pesë vite.
“Pak para vazhdimit të kontratës, një përfaqësues i presidentit nga Katari na ofroi ne një kontratë të majme, pasi Adnani mund të largohej si një lojtar i lirë,”, theksoi De Vriese.






