Flori dhe Ledri mbrëmë kanë lansuar dy duetet e tyre.
Fjala është për këngën ‘Beautiful’ që është Flori ft Ledri dhe ‘Ajo nuk ma la’ që është Ledri ft Flori.
E pikërisht te kënga ‘Beautiful’, Flori dhe Ledri ‘sakrifikuan’ flokët e tyre duke i prerë tejet të shkurtra, duke u përshtatur kështu me tematikën dhe përmbajtjen e këngës dhe klipit, e që ka të bëj me personat që kanë humbur flokët gjatë terapive që përdorin në luftën kundër sëmundjes së kancerit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lNBWqJK5TnQ” width=”560″ height=”315″]






