Home Aktuale Iniciativë për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Besnik Uka nga Medvegja...

Iniciativë për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Besnik Uka nga Medvegja e cila mbeti në rrugë

1533
0
SHARE

Drejtori i kompanisë mediale”Spektri” nga Bujanoci,  Nexhat Behluli së bashku me shokët dhe miqët e tij,  kanë marrë inicativë për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Besnik Uka nga Medvegja e cila mbeti në rrugë  .

 

Familja  shqiptare  katër anëtarshe  nga  Medvegja kishte mbetuar  në rrugë. Kjo përshkak se  qiramarrësi kishte dëbuar sepse  nuk kishin mundësi të paguanin qiranë.

Ndërkohë pasi lajmi u plasua në rrjetet sociale, drejtori  i drejtori i kompanisë mediale”Spektri” nga Bujanoci u pa afër kësaj familje, fillmisht duke i strehuar përkohësisht e madje për t’i ndërtuar shtëpi.

Më posht postimi i plotë i Nexhat Behlulit :

Familjes 4 antarëshe Besnik Uka të pakta që kan mbetur të jetojnë në Medvegjë nga ky moment ia kthyem lumturinë dhe gëzimin.
– Dje ishte hedhur në rrugë në pamundësi ta paguaje qiranë, nga ky moment kët Familje e mori në përkujdesje Spektri me Miq .
#Përkohsisht i siguruam banesë me qira ndërkohë do ti ndërtojmë Shtëpi në Medvegjë.
– Jeta është e lumtur kur i ndihmon të tjerët !
#Pëshëndetje nga Medvegja, #Elhamdulilah🤲