Home Aktuale Iftar madhështorë të hënën në Bujanoc

Iftar madhështorë të hënën në Bujanoc

1559
0
SHARE

Komuna “Bajram Pasha”, nga Stambolli i Turqisë në bashkëpunim me komunën e Bujanocit të hënën do të shtrojnë iftar madhështorë në stadiumin e fshatit Tërnoc.
Rreth 2000 besimtarë të fesë islame në stadiumin e KF “Tërnoci” në Tërnoc do të presin së bashku iftarin e ditës së hënë.
Iftari i hapur, në stadiumin e Tërnocit është organizuar nga komuna Bajrampasha e Stambollit dhe është pjesë e projektit “Karvani i bereqetit” i cili prej 11 vitesh, nën moton “Ramazani në Ballkan”, organizon iftar të përbashkët në ambient të hapur.
Në këtë iftar do të marrin pjesë struktura të ndryshme të besimit islam, duke filluar nga xhematlinjë të xhamiave, imamë, përfaqësues politik e institucional si dhe musafir nga Turqia.
Ndërkohë, sipas informacioneve në iftar do të merrë pjesë kryetari i komunës Bajrampasha, Atilla Aydiner.
Komuna “Bajram Pasha”, nga Stambolli i Turqisë ka 11 vite që organizon iftare nëpër qytete të ndryshme të ballkanit, ndërkaq kësaj here për herë të parë një iftar i tillë po organizohet edhe në Luginë të Preshevës pikëirsht në Komunën eBujanocit
Karvani i komunës së Stambollit, Bajrampasha i cili të hënë do të shtroi iftar për rreth 2000 persona, do të krijon një atmosferë të bukur në stadiumin e Tërnocit atmosferë kjo që do të mbetet në kujtim të bukur./Lugina Press/

.