Home LAJME I shëndetshëm sa të duash, por mund t’ju vrasë nëse e zieni...

I shëndetshëm sa të duash, por mund t’ju vrasë nëse e zieni kështu

745
0
SHARE
Çaji i gjelbër është shumë popullor, më së shumti se shkrin shtresat dhjamore. Mirëpo, shumë njerëz e përgatisin gabimisht, që mund të jetë e kobshme për shëndetin, madje edhe për jetën.
Në popull që moti qarkullojnë mendimet se çaji i gjelbër është i shëndetshëm, për dhimbje të ndryshme, për metabolizëm dhe probleme psikologjike, si depresioni. Mjekësia moderne e ka dëshmuar se është i shëndetshëm,raporton Gazeta Kosova Sot

Në fakt, çaji i gjelbër është i mirë për forcimin e shëndetit të zemrës dhe sistemit të gjakrrjedhjes, për uljen e koelsterolit dhe nivelit të sheqerit në gjak, krijon ndjeshmërinë e ngopjes dhe pakëson kaloritë. Por, nëse nuk e përgatisni sipas udhëzimeve, mund të jetë i kobshëm për shëndetin tuaj. Çaji i gjelbër kurrsesi nuk përgatitet në ujë të vluar, sepse ashtu humb efektin pozitiv. Nëse e vendosni në ujin e vluar, më të nxehtë se 90 gradë, gjethet e tij lëshojnë sasinë e polifenoleve.

Doza e madhe me antioksidues mund ta çrregullojë punën e metabolizmit dhe enëve gjakut dhe të shkaktojë probleme të ndryshme nga ato me tretje e deri te zemra. Çaji i dëmshëm është i dëmshëm po ashtu nëse e mbani në ujë të vluar më gjatë se tre minuta.