Otmar Hitzfeld është pro largimit të Xherdan Shaqirit nga Bayerni. Trajneri i famshëm zvicërian ka thënë se janari është muaji ideal që Shaqa të gjejë skuadër të re.
“Shaqiri ka mësuar shumë nga Bayerni dhe Guardiola. Por e vërteta e krejt kësaj është se ai nuk ka patur besimin e trajnerit dhe minutazhën e duhur. Unë jam habitur se si Guardiola nuk e aktivizonte atë kur lëndohej Robben dhe Ribery. Nuk e besoj se ka lojtarë më të mirë adekuat te Bayern për ti zëvëndësuar ata të dy se sa Shaqiri. Shaqa ka nevojë për impuls të ri dhe atë do ta gjejë te skuadra e re” ka thënë Hitzfeld.






