Muftiu u Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhemedin Saqipi ka thënë sot se në këto tri komuna deri tani nuk ka pasë probleme me elemente ektstremiste islame, që i ka kontribuar edhe qëndrimi i Bashkësisë Islame që të mos pranoj dhe të mos punoj me njerëz të tillë.
Saqipi për agjencinë Beta ka thënë se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka pjestarë selefistë, si dhe vehabi që janë pjesë e lëvizjes selafiste, por bëhet fjalë për pjestarë mesatar dhe që deri tani ata nuk kanë bërë probleme.
Sipas fjalëve të tij, për këtë arsye edhe shkuarja në Siri nga kjo lëvizje nuk është bë fenomen masiv, siç ka qenë rasti me vendet përreth.
“E dimë se ka qenë një djalosh nga Tërrnoci i Madh që ka humb jetën në Siri, por nuk ka pasë shkuarje masive atje. BIPBM që nga fillimi ka qenë kundër kësaj dhe ka ndihmuar njerëzit që të kuptojnë se Siria nuk çon në xhihad por kjo është një çështje e brendshme politike e këtij shteti dhe për këtë ne kemi biseduar në xhami” ka thënë Saqipi, transmeton presheva.com.
Ai ka shtuar se në Bujanoc dhe Preshevë nuk ekziston ndonjë organizatë nëpërmjet të cilës shkojnë për të luftuar në Siri.
“Që nga themelimi, sipas kushtetutës në BIPBM nuk guxojnë të punojnë ata që veprojnë në ndonjë sektë, dhe ne që nga filimi nuk kemi kontakte me ta. Ekzistojnë pjestarë selafi dhe vehabi, që është rrymë e cila sikur modë vepron kudo nëpër botë, ka raste që punojnë edhe në xhamio, mirëpo problemi më i madh është që televizionet private i japin përparësi që të japin ligjeratat e tyre” ka thënë Saqipi.
Sipas tij, këto janë raste kur shteti duhet të reagoj, e jo Bashkësia Islame.
“Në këtë duhet edhe shteti të ndihmoj duke përkrahë insitucionin tonë që të forcohet dhe të mund të kotrolloj xhematin e saj, gjegjësisht besimtarët dhe imamët” ka thënë Saqipi.






