Home LAJME Historike: Pranohet ndërkombëtarizimi i Atletikës së Kosovës

Historike: Pranohet ndërkombëtarizimi i Atletikës së Kosovës

1140
0
SHARE

Kosova ka marrë edhe një lajm të madh nga ndërkombëtarizimi i sportit.

Nga mbledhja e mbajtur në Pekin të Kinës, Bordi Ekzekutiv botërore të Atletikës e ka pranuar përkohësisht Federatën e Atletikës së Kosovës.

Federata e Atletikës së Kosovës është pranuar në atë ndërkombëtare si federata e 214-të, ndërsa ky është një tjetër lajm historik për vendin tonë.

Këtë lajm e ka dhënë faqja ndërkombëtare e Federatës së Atletikës së Botës ‘IAAF World Athletics Club’, në rrjetin sociale Facebook.