Home Aktuale Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi u takua me presidenten e qyetit Will...

Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi u takua me presidenten e qyetit Will të Zvicrrës

813
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Arbër Pajaziti u takuan me Presidenten e Qytetit Will të kantonit Sat.Gallen të Zvicrrës  dhe me disa depertamente të ndryshme të kësaj komune.

3

    Fillimisht  Kryetari Arifi u takua me shefin e zyrës për Integrim zotëri Felix Baumgartner ku biseduan për integrimin e shqiptarëve në këtë kanton, si dhe bashkëpunimin e ndërjjeslltë për tu integruar shqiptarët në shtetin zvicërran. Po ashtu gjat takimit u bisedua edhe për një projekt  në kuadër të kësaj zyre ku do të bëhet shkëmbimi i nxënësve dhe mësuesëve për tu njoftuar me sistemin e mësimit në të dyja anët.

   Po ashtu takimi vazhdoi në këtë komunë me departemente të ndryshme ku kryetari Arifi dhe shefi i kabinetit Arbër Pajaziti u takua edhe me Kordinatorin për Kulturë dhe Kinematografi në këtë Kanton zotëri Valton Jakupi, ku njëherit është edhe  qytetar i Bujanocit, zotëri Arifi  bisedoi me kordinatorin për Kulturë dhe Kinematografi Valton Jakupin për rrjedhat e projekteve kinematografike dhe kulturore në këtë kanton, po ashtu Valtoni e njoftoi kryetarin Arifi edhe me sistemin kulturor dhe Kinematografik dhe kyçjen e të rinjëve në projekte kulturore zvicerane, që është një çështje me rëndësi të madhe në këtë Kanton, pasi ligji Zviceran kujdeset maksimalisht për Departamentin e Kulturës dhe Kinematografis Zvicërane. Dhe në prezencë të perfaqësuesve për Kulturë dhe Kinematografi Kordinatori për Kulturë dhe Kinematografi Valton Jakupi dhe Kryetari Nagip Arifi Biseduan edhe për shkëmbimin e të rinjëve që të njoftohen për Kulturën dhe Kinematografinë në të dy anët. Me këtë rast  Valtoni tha se edhe pse  mbrojë këtu Kulturën dhe Kinematografinë Zvicërane asnjëher nuk do ta haroj vendin tim prej nga kamë ardhur dhe pop te me jipet mundesia jame i gateshem te kontriboj edhe për vendin tim sikur për shtetin Zvicëran në sektorin e Kulturës dhe Kinematografisë.

Ndërkaq në  ora 17:30 Kryetarin Arifi e priti edhe Presidentja e Qytetit Wil te kantonit St. Galen zonja Susanne Hartmann, ku në kabinetin e saj ishin prezent edhe shefi i zyrës për Integrim Felix Baumgartner, Kordinatori për Kulturë dhe Kinematografi Valton Jakupi, përfaqesuesja e Komisionit për të rinjeë, anëtari i kryesisë për të huajt si dhe perfaqësues të departamenteve të ndryshme të kësaj komune.

5

  Kryetari Arifi e njoftoi presidenten Susanne Hartmann,  për mërgimtaret që gjinden në botën e jashtme, kryesisht në zviceërr dhe kërkoi bashkëpunim në të gjitha fushat. Po ashtu Presidentja Susanne Hartmann, e falënderoi kryetarin Arifi që gjeti kohë të e  vizitoi dhe që kujdeset për pjesën tjetër të popullatës që jetojnë në Zvicërr, dhe premtoi se bashkëpunimi do të jetë i ndersjelltë nga të dyja Komunat. Po ashtu Kryetari Arifi e ftoi presidenten e qytetit Ëill, që ta vizitoi komunën e Bujanocit dhe të njihet më mirë me këtë  pjesë. Ku presidentja Susanne Hartmann e falënderoi për fteseën, dhe e njoftoi kryetarin Arifi që janë  në pregaditje e sipër për një vizitë më  të gjërë  në këtë komunë dhe regjion me disa përfaqesues të departamenteve të ndryshme të kesaj komune, ku ia dha fjalën shefit për Integrim që ta njoftoi kryetarin Arifi për pregaditjet e vizitës. Felix Baumgarnet e njoftoi kryetarin Arifi se jemi në pregaditje për një vizitë  në komunën e Bujanocit ku do te jemi së bashku me Presidenten e Shkollave të kësaj Komune, Shefin për Sektorin e Kultures, Kordinatorin per Kulturë dhe Kinematografi si dhe perfaqesues të tjerë.

Ne fund te takimit u vendos që të vazhdojnë bashkpunimet nga të dyja palët në disa fusha, dhe pritet qe edhe një bashkpunim me i gjere. Në fund Kryetari Arifi ia dhuroi nje Simbol të Komunës së Bujanocit kryetarës Susanne Hartmann, dhe e falënderoi për pritjen që ia bëri./Lugina Press/