Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se kërkimfalja e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka qenë e nevojshme.
Ai më pas ka theksuar se mendimi tij për një kërkimfalje të Jabllanoviqit ka qenë i vazhdueshëm, dhe ka qenë një vendim që e ka shprehë publikisht, transmeton Indeksonline.
Haradinaj ka komentuar edhe zhvillimet e fundit lidhur me gjigantin metalurgjik “Trepça” dhe sjelljen e institucioneve të Kosovës.
“Kjo që po ndodh sot nuk jep asnjë garancë se Trepça mbetet në kontrollin e Kosovës dhe nuk kalon në një proces të falimentimit të mundshëm. Meqenëse është kështu, jemi duke shkuar në rrugën më të gabuar të mundshme, tejkalon edhe parashikiemt me pesimiste. Shpresa është që gjithë qytetarët e vendit bashkë me spektrin politik të angazhohen me ndal një drejtim të gabuar të Qeverisë Thaçi- Mustafa, apo Muistafa – Thaçi”, tha ai. (INA)






