Përmes një letre drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, Nagip Taipi nga grupi qytetar kërkon përkrahjen e qytetarëve për zgjedhjet e 26 tetorit, në kuadër të përzgjedhjes së re të këshillave të pakicave kombëtare në Serbi.
Në këtë letër thuhet:
Të nderuar qytetar të Luginës!
Siç jeni në dijeni përmes medieve lokale, unë Nagip Taipi në emër të grupit qytetar kamë vendosur që të marr pjesë në garën për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 26 Tetor të këtij viti.
Kandidimi im erdhi si rezultat i pakënaqësisë me punën e këtij Këshilli në të kaluarën, e që gjatë takimeve tona edhe ju vet keni shprehë këtë pakënaqësi. Kandidimi im për këtë Këshill është rast i mirë për të gjithë ju që të përmirësojmë së bashku punën e këtij organi në të ardhmen. Por, për të ndodhur kjo, mua më duhet përkrahje e juaj e gjithanshme.
Një ndër to është se unë kam nevojë për nënshkrimet e juaja me qëllim që të plotësoj kriterin ligjor për kandidimin tim.
Të gjithë ata që duan të më ndihmojnë me nënshkrimin e tyre mund të paraqiten te Shtëpia e Kulturës nga ora 09:00-16:00 deri më 9 Tetor, apo të më kontaktojnë përmes telefonit mobil 063/89 39 775
Ju faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje!
Ndryshimet vijnë ngadal …
Nagip Taipi






