Home RISI & KURIOZITETE Gruaja më e moshuar mbushi 116 vjet

Gruaja më e moshuar mbushi 116 vjet

843
0
SHARE

Gruaja më e moshuar në botë, japonezja Misao Okawa, ka festuar ditëlindjen e 116-të.
Ajo jeton në një shtëpi pleqsh në Osaka, ndërsa për ditëlindje e ka vizituar kryebashkiaku Takehiro Ogura.

Okawa ka lindur më 5 mars të vitit 1898, ndërsa është martuar në vitin 1919.

Ajo ka dy vajza dhe një djalë, katër nipa dhe mbesa dhe gjashtë stërnipa dhe stërmbesa.

Në vitin e kaluar ajo mori vërtetimin nga libri i rekordeve Guinness, si gruaja më e moshuar që jeton.
Në Japoni jeton numri më i madh i njerëzve që kanë kaluar një shekull jetë (51.000), ndërsa mbi 87 për qind e tyre janë femra.

LEAVE A REPLY