Home SPORT Pa – pa Barcelona

Pa – pa Barcelona

766
0
SHARE

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 përballë Getafes. Me këtë rezultat ekipi katalunas thuajse i ka humbur gjasat për titull në La Liga.

Barcelona ka gabuar në Camp Nou. Skuadra katalunas nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 përballë Getafes.

Lionel Messi kaloi vendasit në epërsi 1:1 në minutën e 23-të. Por, mysafirët barazuan rezultatin gjashtë minuta pa përfunduar pejsa e parë me golin e Angel Lafita.

Kurse, Alexis Sanchez, në minutën e 67-të shënoi për epërsinë 2:1. Por, mysafirët në fund të takimit barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Angel Lafita.

Me këtë rezultat ekipi katalunas thuajse i ka humbur gjasat për titull në La Liga.

Barcelona gjendet e dyta me 85 pikë të tubuara, tre më pak sesa lideri Ateltico Madrid, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe tre më shumë sesa Real Madridi, që ka dy takimi pa zhvilluar.