Kryesia e Fondit Humanitar-Preshevë, Bujanoc, Medvegjë-CH, në mbledhjenë e jashtëzakonshme të mbajtur më 17.01.2017 në Hinwil-ZH, pranon ftesën publike të z. Nexhat Behluli drejtuar këtij Fondi për ndërtimin e shtëpisë për ish ushtarin e UÇK-UÇPMB-ës z.Asmir Salihu nga fshati Bilaç.
Fondi me projektin e vet mbarkombtar “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë” mbarëvajtjen dhe përvojën e fituar në realizimin e këtij akcioni, merr iniciativën në ndërtimin e një shtëpie humanitare për këtë familje.
Fondi mirëpret kontributet e të gjithë bashkëkombasve tjerë për përfundimin me sukses të këtij projekti.







