Home Aktuale Farkatari Irfani nga Bilaçi, zanatin e trashëgoi nga babai(video)

Farkatari Irfani nga Bilaçi, zanatin e trashëgoi nga babai(video)

1695
0
SHARE

Zanatet e vjetra  si në shumë vende ashtu dhe në Luginë të Preshevës  janë duke shkuar drejt shuarjes. I tillë është edhe ai i farkëtarit. Por Irfan Memeti  ende e ka ruajtur me fanatizëm këtë zeje që e ka trashëgim edhe nga familja. Që nga fëmijërija e mësoi këtë profesion nga babi i tij. Në një dyqan të stërvjetëruar në fshatin Bilaç ai punon si farkatar

Kohën e fundit kanë punuar me ngushtimin  e kazanave të shporetave

Babi i tij i cili tashnë është i shtyer në moshë, profesionin e faraktarit e kishte ushtruar 60 vite ndërkaq  Irafani qysh  si i vogël, gjithmonë ka qëndruar me babin e tij në dyqan, që në atë kohë njihej si njëri prej  farkatarëve  më të njohur në vend.

Irfani thotë se zanati i farkatarit e ka paranë shum të vlefshme dhe hallall sepse fitohet me shumë mundim.

Gjatë  viztës sonte farkatari Irfani filloi të bënë gati një soptë

Farkatari Irfan Memeti  me  fanatizëm  mundohet të e ruaj zanatin e tij edhe përkundër kushteve të vështira  në një dyqan  të vjetër në  fshatin Bilaç.  Ndërkohë ne u larguam nga aty me shpresë se një ditë do ti dalë në krah ndokush   që sa do pak të ngjall punëtorinë e Tij ,  me qëllim që ky zanat ndër më të vjetrit edhe për  një kohë të ekzistoj në këtë vend.

(Projekti “Zejet e vjetra të mos i harrojmë”, është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar)