Home Aktuale Familja Abdullahu nga Tërnoci do të bëhet me shtëpi të re(Video)

Familja Abdullahu nga Tërnoci do të bëhet me shtëpi të re(Video)

1082
0
SHARE

Familja e Fuat Abdullahut nga Tërnoci pas një kohe do të jetojë në kushte të dinjitetshme pasi sot solemnisht ka nisur ndërtimi i shtëpisë për këtë familje.

DSCN0285
Kompania Mediale SPEKTRI-Elhan Kommerc në bashkëpunim me Fondin Humanitar të Kosovës Lindore ka vendosur që familjes së Fuad Abdullahut nga Tërnoci i Bujanocit të i ndërtojë shtëpinë e re. Kjo po realizohet në kuadër të projektit të ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë Preshevës nga Fondi Humanitar të Kosovës Lindore .

DSCN0287

Me këtë rast Kryetari i Fondit Xhelal Memeti falënderoi donatorin e kësaj shtëpie Nexhat Behluli për mbajtjen e premtimit që kishte dhënë në galambramjen e cila është mbajtur në Bujanoc. Memeti po ashtu duke falënderuar të gjithë donatorët theksoi se deri më tash kemi arritur  deri në 42 shtëpi që janë të organizuar financiarisht kurse diku  në 30 shtëpi vetëm se kanë hyrë familjet kurse në një periudhë shum të shkurtë do të përfundojnë edhe këto shtëpi që janë duke u ndërtuar.

nexhat behluli

Ndërkaq Nexhat Behluli drejtor i kompanisë Mediale SPEKTRI-Elhan kommerc tha se i kemi pranuar instruksionet e fondit dhe ato obiligime që i kemi marrë do të iu përmbahemi deri në fund duke premtuar se edhe në projektet e ardhëshme do të jenë partner që nga fillimi e deri në realizmin e tyre.
Edhe teologu Sulejman Fejzullahu theksoi se sigurisht sot është një ditë gëzimi për këtë familje ngase po bëhet me shtëpi të re dhe ne si besimtarë të fesë islame kemi obligime ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë e sidomos familjeve që nuk kanë kulm mbi kokë./Lugina Press/

 [youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=0DpqNkZQybw&feature=youtu.be          ” width=”560″ height=”315″]