Moto Presheva si klub i motoristave nga Lugina e Preshevës është formuar para pak kohe. Në vazhdën e fillim sezonit të ri, motoristët nga Lugina e Preshevës kanë vizituar Prekazin dhe familjen Jashari.
Në pritje të moto klubit nga komuna e Skenderajit “Moto Drenica”, moto klubi Moto Presheva në fillim ka bë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz duke vë kurorë lule mbi varrin e komandatit legjendar.
20 antarët e Moto Preshevës më pas vizituan muzen memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Në mikpritje të ngrohtë në odën e Jasharajve motoristët nga Lugina e Preshevës u pritën nga Rifat Jashari, i cili uroi mirëseardhje.
MotoPresheva në shenjë rrespekti i ka dhuruar familjes Jashari një mirënjohje për vlerat patriotike dhe kontributin e dhënë për çështjen kombëtare si dhe një fotografi të qytetit të Preshevës nga viti 1939. /presheva.com/























