Nga finalja e Champions Leagues te ajo e kampionatit europian për të vazhduar me trofeun e Topit të Artë, beteja mes Cristiano Ronaldos dhe Antoine Griezmann vazhdon. Sulmuesi i Atletico Madrid me dygolëshin e tij eliminoi Gjermaninë dhe arriti të dërgonte Francën në finalën e madhe të Parisit, duke pushtuar kështu dhe zemrat e tifozëve.
Gati 1 muaj e gjysëm, pas finales së Champions League të fituar nga Reali i Madridit, Grizemann do të ketë sërish përballë në një tjetër finale, sulmuesin e Los Blancos, Cristiano Ronaldon dhe mesa duket ajo e Saint Denis do të jetë dhe një ndeshje personale mes të dyve, pasi këta dy lojtarë janë në garë për të fituar edhe Topin e Artë për vitin 2016.
Të dy sulmuesit janë protagonistë absolut në skuadrat e tyre, si në rang klubesh ashtu edhe në kombëtare. Ronaldo numëron 3 topa të artë dhe në shënjestër ka vendosur të 4-tin. Përballë tij Grizemann i cili në një kohë të shkurtër u shëndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Los Cholconeros, i cili në vitin e tij të parë me fanellën e Atletico Madrid arriti të shënonte 25 gola ndërsa sezoni i dytë ishte me të vërtetë fantastik për Griezmann që arriti kuotën e 32 finalizimeve. I
shpejtë, driblues i mirë, luan në mënyrë të shkëlqyer me të dyja këmëbet. Karakteristika këto, që e bëjnë francezin një lider absolut, jo vetëm tek skuadra e Diego Simeones, por së fundmi dhe tek Blutë. Me 6 gola të realizuar ai është edhe golashënuesi më i mirë i ketij eurpiani. 6 finalizime të Griezmannpo aq sa ish-legjenda Thiery Henry, por më pak se një tjetër legjend e futbollit francez Michel Platini dhe më e rëndësishmja ai ka shënuar sa 2-fishin e rivalit të tij që në këtë rast është CR7-ta.
Betejë deri në minutën e fundit, do të jetë finalja e të Dielës me tre herë fituesin e topit të artë, i cili ende nuk e harruar finalen e humbur të vitit 2004 përballë Greqisë. Të dy futbollistët mbajnë mbi shpinë numrin 7 dhe pa më të voglin dyshim do të jenë ata protagonistët absolutë në mbrëmjen e Parisit dhe ndoshta për tu takuar sërish në një tjetër mbrëmje të rëndësishme atë të Zyrihut, në cerominë e dorëzimit të “Topit të Artë”.






