Home SPORT Eto’o: Shënoj edhe 50 vjeç

Eto’o: Shënoj edhe 50 vjeç

979
0
SHARE

Samuel Etoo dhe Mourinho miq si më parë, ndoshta është pikërisht kështu, polemika ndoshta acaruese për protagonistët por argëtuese për publikun, mbi moshën e sulmuesit kamerunas mbushi javën e Mourinhos që lëshoi batutat të cilat u filmuan e më pas u publikuan, por dhe të Chelseat dhe kështu i takon ish interistit të flasë dhe të bëjë të kuptohet se cila është gjendja shpirtërore e një kampioni si ai, ndihet i ri përbrenda pavarësisht moshës aq të debattuar e madje zgjedh dhe  ironinë për të evituar fjalë antipatike apo që mund të krijojnë probleme brenda Chelseat.

“ Polemika për moshën? Duhet shumë më tepër që të mund të nxehem. Unë jam Samuel Etoo, i kam shënuar 3 gola në një ndeshje Manchester United, mendoj se dicka e tillë nuk i ndodhte prej kohësh një futbollistë të Chelseat, dhe unë ja dola në moshën 36-37 vjecare. Kjo do të thotë se kam aq benzinë sa nevojitet për të shënuar deri në moshën 50 vjecare”.

Më pas ish sulmuesi i Interit flet për raportin e tij me Jose Mourinhon por duke u treguar i kujdeshëshëm për të mos cënuar ekuilibrat.

“ Jam këtu falë tij, nuk mund të krijoj probleme në dhomat e zhveshjes duke thënë atë që mendoj, Dua të eci larg në këtë Champions League, dhe për ta bërë këtë nevojitet qetësi”.

 

LEAVE A REPLY