Shoqëria “Çelësi i Artë” nga Nishi edhe këtë vit realizon projektin “Edu karavan”, i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit.

Fëmijët e interesuar duhet të paraqiten më 3 korrik në ora 10:30 në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc kurse në ora 12:00 në shkollën fillore 9 maji në Leran.
Aktivitetet kryesore të karavanit do të realizohen në korrik dhe gusht përmes puntorive kreative dhe edukative.
Edukatorët çdo ditë vijnë nga në shkollat fillore „Мuharrem Kadriu“ në Tërnoc dhe „9 Maj“ në fshatin Leran , ndërsa fëmijët nga fshatrat tjera do të udhëtojnë me autobus.
Ky projekt është i dedikuar parasëgjithash fëmijëve të prodhuesve të duhanit, nga mosha 7 vjeçare… janë të mirëpritur dhe fëmijë të tjerë dhe të rinjtë. – Ky projekt ka për qëllim që fëmijëve nga fshatrat e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, t’ia bëjë këtë verë 2015 më të bukur .Fëmijët do të kenë mundësi të shoqërohen, zbaviten dhe të mësojnë më shumë rreth ekologjisë, për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit jetësor ,ushqimit të shëndetshëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës.
– Përmes këtij projekti do të ju mundësohet fëmijëve që me punën e tyre të krijojnë bizhuteri, të pikturojnë dhe dekorjnë pëlhura dhe veshje, të krijojnë murale dhe krijime tjera të objekteve të ndryshmë artistike. – Në kuadër të projektit do të zhvillohen lojëra të ndryshme zbavitëse dhe në të njejtën kohë duke garuar mes veti , dhe të gjitha këto do të regjistrohen përmes fotove dhe videove. /Lugina Press/







