Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i kuvendit komunal Jonuz Musliu kanë pritur sot ambasadoren e Francës në Beograd Christine Moro .
Ambasadorja e Francës e akredituar në Beograd Christine Moro për herë të parë po qëndron në Luginë të Preshevës pas arrdhjes së saj në këtë detyrë.

Sipas kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi, Ambasadorja e Francës Christine Moro është një person e cila e njeh situatën në rajon pasi që më parë ishte ambasadore në Shqipëri.
Pas takmimit kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se e njoftova ambasadoren për situatën politike ate të sigurisë por edhe çështjen e zhvillimit ekonomik.
Ambasadorja e Francës Christine Moro theksoi se qëllimi i vizitës së saj është që të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve të këtij vendi.
Ndërkohë ambasadorja Christine Moro në shoqrim të kryetarit Arifi vizitoi objektin e shkollimit të lartë univerzitar në Bujanoc./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=ZRLZxIEBITc ” width=”560″ height=”315″]







