Home Aktuale Edicioni i dytë i Valley Film Festival nis nesër në Bujanoc

Edicioni i dytë i Valley Film Festival nis nesër në Bujanoc

3413
0
SHARE

BUJANOC – Nga 19 deri më 21 qershor, në Shtëpinë e Kulturës do të mbahet edicioni i dytë i Valley Film Festival, një ngjarje kulturore që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Luginën e Preshevës.

Pas suksesit të edicionit të parë, organizatorët synojnë që edhe këtë vit festivali të ofrojë një program cilësor dhe të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në Luginën e Preshevës.

Festivali organizohet nga ekipi organizativ i udhëhequr nga  Kushtrim Asllani e Blerim Iseni , të cilët edhe këtë vit kanë përgatitur një program që pritet të sjellë para publikut filma të ndryshëm artistik.
Valley Film Festival po synon të forcojë rolin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme filmike dhe kulturore në rajon.

Valley Film Festival mbahet nga 19 deri më 21 qershor në Bujanoc.