Home MAGAZINA Durrësi, siç nuk e keni parë kurrë (Foto)

Durrësi, siç nuk e keni parë kurrë (Foto)

797
0
SHARE

Natyra shqiptare është e bekuar me det e mal. Nëse disa zona do i shihnim nga lart, do ndiheshim krenar për vendin ku jetojmë. Për të tjerat, do të ulnim kokën të turpëruar për masakrën që kemi shkaktuar në këto vite.

 Foto që po ndajmë më ju sot, janë realizuar nga Alket Islami. Pamjet janë të plazhit të Durrësit dhe të ndërtesave pranë tij. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe pamja e detit është kjo që shohim. Higjienën vlerësojeni vetë. Një tjetër problematikë që vihet re dhe që konstatohet nga specialistët është lufta e detit me tokën. Deti gjithmonë e më shumë po “ha” sipërfaqe tokësore, raporton Dita.

Para viteve 1990, raporti mes tokës së fituar dhe asaj të humbur nga deti ka qenë 2,4 me 1, pra fitohej 2,4 metra dhe humbej vetëm 1 i tillë. Sot ky raport është barazuar dhe po tejkalohet në krahun tjetër. Çka do të thotë se Shqipëria çdo ditë po tkurret nën mbretërimin e detit, i cili prej më se 20 vitesh po ndryshon kufijtë tokësorë të vendit tonë.

10492067_10204514477247843_9133105591748751398_n

LEAVE A REPLY