Home Aktuale DUA E HATMES NË XHAMINË E LISIQËS NË SHKUP

DUA E HATMES NË XHAMINË E LISIQËS NË SHKUP

829
0
SHARE

Sot më datë 30.12.2024 (e hënë), në Xhaminë e Lisiqës në Shkup, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që kanë ndjekur mësimbesimin fetar në këtë xhami, pranë hoxhës Besim Efendi Mehmedi.

Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, mori pjesë Myftiu i Myftinisë së Shkupit Qenan Ismaili.

Në fjalën e tij, Myftiu Ismaili përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb.Ndër të tjera ai uroi nëxënësit, familjarët, e Imami hoxhë Besim Mehmedin në veçanti për punën e bërë dhe për suksesin e arritur.

Duanë e hatmes e bëri Nexhmi ef. Ferati sekretar i Myftinisë së Shkupit.

Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut dhe Imamit për nxënësit që kanë kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).